Bota

Mbi 579 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mes tyre 42 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 12/03/22 |
Opi Nion

Që nga fillimi i luftës, në Ukrainë janë vrarë 579 civilë, mes të cilëve janë 42 fëmijë. Kurse numri i të plagosurve sipas një raporti të OKB-së vlerësohet të jetë 1,002, mes tyre 54 janë fëmijë.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në zonat ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara kanë humbur jetën si pasojë e municioneve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas raportit të OKB-së.

Zyra e organizatës për të drejtat e njeriut beson se numri aktual i viktimave është “dukshëm më i lartë. Nw rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, ka gjasa që numri i viktimave të jetë shumë i lartë.

Pas