Numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një ulje të lehtë këtë të hënë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamendi i Shëndetit Publik, 439 persona kanë ndërruar jetë dhe 3,802 janë konfirmuar si raste të reja me COVID-19.
Mbretëria e Bashkuar është futur kështu në grupin e vendeve me mbi 50 mijë të prekur nga koronavirusi. Sipas të dhënave deri tani atje janë testuar rreth 208,837 persona dhe 51,608 kanë rezultuar pozitiv. Numri total i vdekjeve ndërkohë ka shkuar 5,373 persona. /Opinion.al