Bilanci i viktimave të koronavirusit në Spanjë sa vjen e bëhet më tragjik. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 400 viktima.
Kjo situatë ka bërë që kryeministri Pedro Sánchez të shtyjë edhe me 15 ditë të tjera gjendjen e emergjncës, deri në 11 prill.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, në Spanjë kanë humbur jetën 1753 persona si pasojë e COVID-19 dhe të prekur janë 28,572.
Qeveria spanjolle ka urdhëruar përforcimin e rolit të ushtrisë për të garantuar mbështetje logjistike për shpërndarjen e materialeve mjekësore. Popullsisë i është komunikuar që të qëndrojë në shtëpi për të evituar sa më shumë përhapjen e mëtejme të pandemisë e cila po con në kolaps sistemin spitalor në Spanjë në mënyrë të ngjajshme sic ndodhi edhe me atë në Lombardi. /Opinion.al