Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 550 viktima dhe 40.902 të infektuar.
Prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 1 107 303 dhe i viktimave në 44 139.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë italiane ka vendosur që të rritet numri i zonave të kuqe.
Tashmë numri i zonave të kuqe ka shkuar në shtatë dhe ato janë: Campania dhe Toskana, që janë shtuar sot, Kalabria, Lombardia, Piemonte, Provinca e Bolzanos dhe Val d’Aosta./Opinion.al