Bota

Mbi 4 milionë raste me COVID në gjithë botën, në Gjermani rikthehet frika


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:20 - 09/05/20 |
Al Do

Koronavirusi i ri ka infektuar mbi 4 milionë njerëz në gjithëë botën sipas “ëorlometers”. Shteti më i goditur mbetet SHBA me më shumë se 1.3 milonë të prekur dhe rreth 78 mijë viktima.

Pandemia e cila shpërtheu në dhjetor në Kinë zhvendosi epiqendrën e saj në Europë ku qindra mijëra kanë humbur jetën. Vendi me më shumë viktima në kontinentin e vjetër është Mbretëria e Bashkuar me mbi 31 mijë ndërsa më shumë raste të infektuara ka regjistruar Spanja me mbi 260 mijë të prekur.

Disa vende të Bashkimit Europian kanë nisur tashmë lehtësimin e masave shtrënguese pasi kanë shpallur tejkalimin e pikut të pandemisë. Megjithatë situata nuk është optimiste në të gjitha vendet. Pikërisht Gjermania që është një nga vendet që e ka përballuar më mirë krizën mund të kthehet në masat e mëparshme sipas Tgcom.

Një nga landet ka rikthyer izolimin, ndërsa pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me dy të tjerë. Në North Rhine-Westphalia, Coesfeld, mbi 100, nga 1200, punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit, rezultuan pozitivë me koronavirus dhe kjo detyroi autoritetet të mbyllnin menjëherë fabrikën, duke rikthyer edhe kufizimet. Në Schlesëig-Holstein dhe Greiz pritet të ndodhë e njëjta gjë.

Një rritje meteorike të rasteve raporton edhe Rusia e cila për të gjashtën ditë radhazi ka konfirmuar mbi 10 mijë raste të reja duke u bërë vendi i pestë më i prekur në botë. Megjithatë numri i viktimave në vend mbetet i ulët në raport me të infektuarit. Rreth 1,800 në 198 mijë të prekur. /Opinion.al

Pas