Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 16 307 testime, nga të cilat 4 397 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se në ditën e fundit janë shëruar edhe 607 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 25 458 raste aktive me koronavirus.
Gjithashtu raportohet se deri më sot janë vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës, 832,020 persona./Opinion.al