Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 300 perona me shenja helmimi në Krujë, prezencë amoniaku mbi normë në ujë

2021/10/26 at 5:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbi 300 perona me shenja helmimi në Krujë, prezencë amoniaku mbi normë në ujë

Pas shenjave të helmimit të më shumë se 300 personave në Krujë, ka reaguar Ujësjellës Kanalizime në këtë qytet.

Në këtë reagim thuhet se uji i pijshëm është kontaminuar nga reshjet e dendura të shiut dhe se paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

 “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”,-thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reagimi i plotë:

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË SHA

Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :

Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.

Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.

Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.

Etiketa: helmimKrujeujë




Ju sugjerojmë

Lejoi daljen jashtë vendit të një shtetasi të shpallur në kërkim, pranga ndihmës kontrollorit në portin e Durrësit
Kronikë

Lejoi daljen jashtë vendit të një shtetasi të shpallur në kërkim, pranga ndihmës kontrollorit në portin e Durrësit

23 Shtator, 2023 11:05 am
Video/ Njerëz në radhë gjithë natën për i Phone 15, CEO i Apple hap shitjet zyrtare në Nju Jork
Bota

Video/ Njerëz në radhë gjithë natën për i Phone 15, CEO i Apple hap shitjet zyrtare në Nju Jork

23 Shtator, 2023 10:15 am
U denoncua në “Stop”, arrestohet “prokurori” i SPAK që mashtroi qytetaren
Kronikë

U denoncua në “Stop”, arrestohet “prokurori” i SPAK që mashtroi qytetaren

23 Shtator, 2023 9:57 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
-Jetë dhe Stil

Parashikimi i motit për ditën e sotme

23 Shtator, 2023 9:51 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
-Jetë dhe Stil

Horosokopi 23 Shtator, zbuloni shenjat me fat

23 Shtator, 2023 9:31 am
EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori
Kronikë

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

22 Shtator, 2023 10:24 pm
Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët
Bota

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

22 Shtator, 2023 10:08 pm
VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…
Aktualitet

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

22 Shtator, 2023 9:26 pm
Begaj pjesë e samitit të Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit
Politikë

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

22 Shtator, 2023 8:59 pm
Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano
Bota

Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano

22 Shtator, 2023 8:51 pm
Para
Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet

Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet

Rama me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet për laboratorët

Rama me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet për laboratorët

Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë

Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë














TE FUNDIT

Lejoi daljen jashtë vendit të një shtetasi të shpallur në kërkim, pranga ndihmës kontrollorit në portin e Durrësit

Lejoi daljen jashtë vendit të një shtetasi të shpallur në kërkim, pranga ndihmës kontrollorit në portin e Durrësit
23 Shtator, 2023

Një oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit është ndaluar nga agjencia e...

Lexo më shumë

Video/ Njerëz në radhë gjithë natën për i Phone 15, CEO i Apple hap shitjet zyrtare në Nju Jork

Video/ Njerëz në radhë gjithë natën për i Phone 15, CEO i Apple hap shitjet zyrtare në Nju Jork
23 Shtator, 2023

CEO i Apple Tim Cook, ka qenë vetë prezent në hapjen e dyqanit në Nju Jork, ku lan çuan shitjen...

Lexo më shumë

U denoncua në “Stop”, arrestohet “prokurori” i SPAK që mashtroi qytetaren

U denoncua në “Stop”, arrestohet “prokurori” i SPAK që mashtroi qytetaren
23 Shtator, 2023

Vebi Brahimaj, 55-vjeçari që u denoncua disa ditë më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan për mashtrimin ndaj një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
23 Shtator, 2023

Gjatë paradites së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com