Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 20 ditë protesta në Graçanicë: “Na mblodhi i njëjti hall”

2025/04/23 at 4:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mbi 20 ditë protesta në Graçanicë: “Na mblodhi i njëjti hall”

Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo ditë prej më shumë se 20 ditësh përpara institucioneve shëndetësore në Graçanicë, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.


Këto institucione funksionojnë sipas sistemit të Serbisë nën mbikëqyrjen e Ministrisë serbe të Shëndetësisë, e cila në fund të janarit shpalli konkurse për dhjetëra vende të reja pune.

Megjithatë, protestuesit në Graçanicë pretendojnë se i gjithë procesi i punësimit ka qenë jotransparent dhe se janë krijuar “lista të fshehta të njerëzve të përshtatshëm”, në të cilat janë përfshirë edhe persona të afërt me Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon përkrahjen e Beogradit.

“Na mblodhi i njëjti hall”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dushica Nikolliq, ndërsa mban pankartën “Kadro profesionale, por në kërkim të punës”.

Ajo është teknike e farmacisë dhe inxhiniere e diplomuar e bujqësisë. Është nënë vetushqyese e dy fëmijëve dhe prej vitesh pret të punësohet në profesionin e saj. Vendosi të mos e duroj; më “padrejtësinë” pasi u refuzua sërish në konkursin e shpallur nga institucionet shëndetësore, përfshirë Institucionin Farmaceutik të Prishtinës.

Në mjediset serbe në Kosovë të gjitha institucionet shëndetësore financohen nga buxheti i Serbisë.

“Shkollën e kam mbaruar në mënyrë të rregullt, jo me korrespondencë. Kjo është një nga padrejtësitë që ndodhi. Janë punësuar njerëz që për një vit mbaruan atë për të cilën ne kemi studiuar katër vjet”, thekson Dushica Nikolliq për Radio Evropa e Lirë.

Disa institucione shëndetësore, si Qendra e Mjekësisë Familjare në Graçanicë dhe Gushtericë të Poshtme, më 6 prill shpallën vendimin për anulimin e konkurseve “për shkak të skadimit të afatit prej 30 ditësh për marrjen e vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve”.

Grupi i qytetarëve të pakënaqur, i cili atëkohë kishte disa ditë që protestonte, vendosi të mos i ndalë protestat, por të vazhdojë luftën e tyre për një punësim më të drejtë dhe më transparent.

Ata kanë paraqitur kërkesat e tyre me shkrim tek institucionet lokale përgjegjëse, por edhe te Ministria e Shëndetësisë në Beograd dhe Presidenca e Serbisë. Disa nga kërkesat e këtij grupi – që e quan veten Lëvizja Popullore e të Pakënaqurve – janë që të publikohen rezultatet e të gjitha konkurseve të shpallura, që drejtuesit e institucioneve shëndetësore të japin dorëheqje dhe të gjenden përgjegjësit për parregullsitë dhe mungesën e transparencës.

Ata pretendojnë se nuk janë të organizuar nga askush dhe se protestat e tyre nuk janë të motivuara politikisht, por se po luftojnë për vendosjen e një sistemi ku të gjithë do të kenë shans të barabartë për punësim.

Drejtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë dhe Gushtericë të Poshtme kanë thënë në fillim të prillit, kur edhe filluan protestat, se për pranimin e punëtorëve ka vendosur një komision profesional, dhe kanë hedhur poshtë akuzat për parregullsi dhe ndikim politik.

Ndryshe, drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Diskriminim politik

Megjithatë, Jellena Steviq, 39-vjeçare, nga Graçanica thotë se politikanët lokalë nga radhët e Listës Serbe i kanë “premtuar” se nuk do të punësohet për sa kohë që ata janë në pushtet. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ajo shpreh bindjen se arsyeja për këtë “premtim” është sepse ajo nuk e mbështet politikën e tyre.

Shpallja e konkurseve për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore përkoi me fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 9 shkurt, në të cilat mori pjesë edhe Lista Serbe.

“Nuk e mbështes atë që bëjnë politikanët lokalë, kjo është e vetmja arsye për të cilën jam diskriminuar”, thotë Steviq, e cila gjithashtu prej vitesh kërkon punë në profesionin e saj si infermiere.

Ajo është nënë vetushqyese e tre fëmijëve dhe thotë se me pagën minimale në sektorin privat nuk mund t’i mbajë.

“Vajza ime është në universitet, por do të detyrohet të ndërpresë sepse nuk do të jem në gjendje ta financoj, pasi kam edhe dy vajza të tjera që janë në shkollë”, thotë ajo.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se “në periudhën e mëparshme shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh vendesh pune dhe se kjo është edhe një mënyrë për të qëndruar”. Ellek është gjithashtu drejtor i Qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë, Marija Millkoviq Maksimoviq thekson se janë punësuar njerëz që nuk jetojnë fare në Kosovë. Ajo thotë se për tre vjet ka punuar si asistente dentare në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Graçanicës në zëvendësim, ka përvojë dhe është refuzuar padrejtësisht në konkurs, në mënyrë që të punësohet dikush që jeton në Serbi.

“Ne vetëm kërkojmë drejtësi, të punësohen ata që janë profesionistë, dikush që ka përvojë pune si unë”, thotë ajo.

Në prononcimin për REL-in, ajo gjithashtu pohon se ka parë që listat e të punësuarve janë bërë në kafene nga zyrtarë lokalë të Listës Serbe.

Se “fjala e fundit” për punësimet në sektorin shëndetësor ka qenë në dorë të politikanëve, mendon edhe Petar Gjorgjeviq nga Graçanica.

“Ka pasur premtime për pozita në këmbim të votës në zgjedhjet parlamentare. Kemi dëshmi që politikanët lokalë janë përfshirë dhe dëshmi nga disa prej nesh që në intervistat për punë na është thënë se komisioni ka bërë pjesën e vet dhe tani duhet të ndjekim ata që realisht vendosin, sepse ata [komisioni] nuk janë ata që vendosin”, thotë Gjorgjeviq për REL-in.

Ai ka aplikuar për pozitën e inxhinierit të softuerit në QMF-në në Gushtericë të Poshtme. Është inxhinier i diplomuar i elektronikës kompjuterike dhe ka mbaruar masterin për inxhinieri biomjekësore në Universitetin Aristoteli në Selanik.

“Të gjithë jemi dëmtuar nga ky proces jotransparent i punësimit. Thjesht duam që kushtet të jenë të barabarta për të gjithë, që kush i plotëson kushtet të ftohet në intervistë dhe të shpallen emrat e atyre që janë pranuar në punë”, thekson Gjorgjeviq.

Lista Serbe nuk është përgjigjur për të komentuar akuzat e shumta ndaj zyrtarëve të saj.

Ai konsideron se njerëzit po punësohen “fshehurazi”, sepse pakënaqësia do të ishte shumë më e madhe nëse do të publikohej lista e të punësuarve.

Gjorgjeviq thekson se ditëve të fundit janë sulmuar nga ata që janë punësuar në konkursin e anuluar, dhe se një burrë – të cilit thuhet se i ishte premtuar punësimi i tre fëmijëve të tij – u ka thënë se do t’i “ndjekë si Jezu Krishtin” derisa të ndalojnë protestat.

Se drejtësia në fund do të dalë në dritë shpreson edhe Mirjana Vasiq, e cila ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë për teknike të farmacisë. Sipas saj, një burrë – të cilin nuk dëshiron ta emërojë – i ka ofruar të punojë si pastruese në QMF-në e Graçanicës.

“Duke qenë se kam katër fëmijë, isha gati ta pranoja edhe atë, më mirë diçka sesa asgjë”, thotë ajo, duke shtuar se në fund nuk mori asnjë vend pune.

“Po përpiqemi të zbulojmë të vërtetën pse nuk u punësuam dhe mbi çfarë baze u punësuan ata që morën punë. Kush i punësoi ata”, pyet ajo.

Përgjigje për pyetjet dhe kërkesat e tyre ky grup qytetarësh të pakënaqur ende nuk ka marrë.

REL-i i është drejtuar gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë dhe Presidencës së Serbisë me pyetjen nëse janë të informuar për protestat në Kosovë dhe nëse do të shqyrtojnë kërkesat e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, protestuesit shpresojnë se institucionet kompetente do ta marrin seriozisht problemin e punësimeve jotransparente dhe se lufta e tyre për një shoqëri më të drejtë do të ketë sukses./rel



Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias

Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias

Rama me skrapalinjt, premton ndërtimin e aksit Berat-Skrapar në mandatin e katërt

Rama me skrapalinjt, premton ndërtimin e aksit Berat-Skrapar në mandatin e katërt

Rama nga Skrapari: Vota e 11 majit për ta shtyrë Shqipërinë drejt BE!

Rama nga Skrapari: Vota e 11 majit për ta shtyrë Shqipërinë drejt BE!
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com