Një ditë pas gjetjes së një tuneli me drogë në Mat, prokuroria bën të ditur se bëhet fjalë për sasi tejet të madhe.
“Droga e zbuluar dje ne Mat u peshua dhe rezultoi 2 ton e 55 kg”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sakaq mësohet se ështe arrestuar nje person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Droga u gjet në një tunel dhe disa kapanone në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.