Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 3 personave, ndërsa një ditë më parë ndërruan jetë 4 persona.
Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15,002 nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 126 persona.