Bota

Mbi 15 mijë raste të reja dhe 99 të vdekur në Itali nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 07/12/21 |
Opi Nion

Në 24 orë e fundit janë shënuar 15 756 raste të reja me Covid-19 në Itali.

Autoritetet Italiane raportojnë se janë 173 raste për çdo 100 mijë persona, ndërsa me variantin Omicron janë regjistruar 11 raste të reja.

Në krahasim me një ditë më parë, ku ishin 9 503 raste të reja, është vene re një rritje e të infektuarve.

Rritje është parë edhe në numrin e viktimave, ku sot janë regjistruar 99 të vdekur nga Covid-19, ndërsa 92 ishin ditën e djeshme.

Aktualisht në Itali janë 240 894 pozitivë me Covid, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 5059 më shumë në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 5,134,318 dhe i vdekjeve 134,386./Opinion.al

Pas