Tërmeti më i fortë në Itali që prej vitit 1980 ka lënë më shumë se 15 mijë njerëz pa shtëpi.
Por për fat të mirë nga tërmeti i të dielës nuk pati asnjë viktimë, por vetëm 20 të plagosur.
Tërmeti me fuqi 6.6 magnituë kishte si epiqendër rajonin ku rreth 300 njerëz u vranë nga tërmeti në gusht të këtij viti./panorama
Kreu i qeverisë, Matteo Renzi pritet të mbledhë kabinetit për të diskutuar mbi emergjencën e rindërtimit të shtëpive.
Nga lëkundja e tërmetit, u shembën shumë shtëpi dhe shumë të tjera u bënë të pasigurta.
Kjo situatë preku 15 mijë njerëz, kur 10 mijë prej tyre janë strehuar në tenda dhe ndërtesa sportive. Qindra të tjerë kalojnë natën në makina dhe karvanë.