Bota

Mbi 13 mijë raste të reja dhe 71 viktima nga Covid-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 25/11/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore italiane kanë informuar që në 24 orët e fundit janë kryer 649.998 testime.

Mësohet se nga këto testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 13 764 persona, në ndryshim nga dita e djeshme që ishin 12 448 raste.

Ndërsa 71 është numri i viktimave nga Covid-19 në Itali. Ditën e djeshme u shënuan 85 viktima nëga koronavirusi në Itali.

Në Itali janë aktualisht 166.598 pozitivë me Covid, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 7.281 më shumë në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 4,968,341, dhe i vdekjeve 133,486.

Nga ana tjetër, në Itali janë 588 pacientë në terapi intensive, 15 më shumë se dje./Opinion.al

Pas