Italia vijon të raportoj shifra të larta të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 12,074 raste të reja me koronavirus nga 294,045 testime të kryera. Po ashtu, sot janë shënuar 390 vdekje, ndërsa 22,453 janë të shëruar.
Ka 3,151 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 në Itali. 23,255 njerëz janë të shtruar në spital, 487 më pak krahasuar me ditën e djeshme.