Gjykata e Përmetit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit e 11,6 toneve kanabis ne fshatin Pargi. Ndalimi i Rustem Muçellit dhe Eqerem Aliut është cilësuar i ligjshëm dhe deri në përfundim të hetimeve ata do të qëndrojnë në qeli. Edhe Për Ismail Saliun është caktuar e njëjta masë, por në mungesë pasi 61-vjeçari ende nuk prangosur.
Burime nga prokuroria sqaron për Tv Klan se kjo dosje i ka kaluar për kompetence Krimeve të Rënda.. Hetuesit kanë dyshime se në këtë rast kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
Grupi merrej me mbjelljen, kultivimin, grumbullimin dhe me pas trafikimin e lëndës narktoike.
Banorët e fshatit Pargi kanë dëshmuar para grupit hetimor nuk i njihnin personat që punonin në magazina dhe se nuk ishin vendas. Sipas tyre ata nuk lejoheshin të afroheshin, pasi ambientet ruheshin nga persona të armatosur. Prokuroria ka dyshime se operacioni u dekonspirua dhe për këtë ka nisur një hetim së bashku me SHÇBA-në.