Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”.
Mësohet se në pranga ka rënë M.D., të cilit i janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al