Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 1 mln dokumente mbi Shqipërinë, Bido: Arkivi i Stambollit gjendet tani në Tiranë

2022/09/01 at 3:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 1 mln dokumente mbi Shqipërinë, Bido: Arkivi i Stambollit gjendet tani në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka njoftuar se mbi një milionë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivi osman ndodhen tashmë në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bido thotë se dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale  mbulojnë veprimtaritë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit osman pesëshekullor.

Po ashtu, në to gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme, informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në territoret shqiptare, evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup, si dhe të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe.

Ndërkohë, shton se ky dhurim i dokumenteve vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore.

Postimi i plotë

I gjithë arkivi i Stambollit gjendet tani në Tiranë

Mbi një milionë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivi osman, rikthehet në atdhe, përmes pasurimit më të madh që kanë parë arkivat shqiptare ndonjëherë.

Dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit osman pesëshekullor. Mes tyre gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme, siç është kërkesa për ngritjen në grada të Mahmut Pashës; informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës; evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit fetar.

Ky dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente. Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj pas vendimit të Kushtetueses: Do të bëj gjithçka që puna në Tiranë të vijojë

7 Nëntor, 2025 1:41 pm
PS kërkon përjashtimin e Berishës nga parlamenti, PD kërkon dënimin e Ballës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e Berishës nga parlamenti, PD kërkon dënimin e Ballës

7 Nëntor, 2025 12:46 pm
Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia, e aftë të sulmojë NATO-n
Bota

Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia, e aftë të sulmojë NATO-n

7 Nëntor, 2025 12:16 pm
Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i policisë në Krujë
Kronikë

Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i policisë në Krujë

7 Nëntor, 2025 12:14 pm
Zgjedhjet/ Policia plan masash: Janë angazhuar 612 punonjës policie dhe automjete
Aktualitet

Zgjedhjet/ Policia plan masash: Janë angazhuar 612 punonjës policie dhe automjete

7 Nëntor, 2025 11:54 am
Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

7 Nëntor, 2025 10:23 am
Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Para
Meta flet për takimet e fundit me Berishën: Takohemi s’takohemi jemi online

Meta flet për takimet e fundit me Berishën: Takohemi s’takohemi jemi online

Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit: Kush është I.M e vërtetë

Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit: Kush është I.M e vërtetë

157 raste me COVID në Kinë, 21 milionë njerëz qëndrojnë në shtëpi

157 raste me COVID në Kinë, 21 milionë njerëz qëndrojnë në shtëpi

TE FUNDIT

Veliaj pas vendimit të Kushtetueses: Do të bëj gjithçka që puna në Tiranë të vijojë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
7 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,...

Lexo më shumë

PS kërkon përjashtimin e Berishës nga parlamenti, PD kërkon dënimin e Ballës

PS kërkon përjashtimin e Berishës nga parlamenti, PD kërkon dënimin e Ballës
7 Nëntor, 2025

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e...

Lexo më shumë

Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia, e aftë të sulmojë NATO-n

Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia, e aftë të sulmojë NATO-n
7 Nëntor, 2025

Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në një mënyrë të kufizuar në çdo kohë, ka paralajmëruar një zyrtar i...

Lexo më shumë

Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i policisë në Krujë

Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i policisë në Krujë
7 Nëntor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Rajonin Durrës–Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Klevis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com