Politikë

Mbetjet e rrezikshme në Vlorë/ PD nxjerr videon: Tjetër mashtrim i Ramës


               Publikuar në : 21:20 - 22/02/20 |
el ida

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer publikisht shqiptarët, ndërsa kujton një deklaratë të këtij të fundit, në vitin 2013, ku kryeministri shprehet se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, por nga ana tjetër i pajiste me licenca miqtë e tij për këtë biznes kriminal.

Ky reagim i PD-së, vjen pas kapjes së sasive të mëdha të mbetjeve të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruhet në faqen zyrtare të PD-së në Facebook./Opinion.al

Pas