Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbetja e kashtës së Milanos fashiste”, Veliaj: Teatri do të prishet

2020/01/23 at 11:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbetja e kashtës së Milanos fashiste”, Veliaj: Teatri do të prishet

Kanë kaluar rreth 2 vite që kur aktorë dhe anëtarë të shoqërisë civile po vazhdojnë qëndresën e tyre kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, por sot kryebashkiaku i Tiranës Veliaj duket se nuk tërhiqet nga pozicioni i tij lidhur me këtë cështje.

“Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri. Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore. Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste”, tha Veliaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur që të mbrojë deri në fund godinën madje duke e rikthyer atë në gjendje pune përmes vendosjes në skenë në shfaqjeve të ndryshme. Disa ditë më parë federata pan-europiane e trashëgimisë kulturore ‘Europa Nostra’ iu drejtua me një letër Presidentit, kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës ku njoftonte se Teatri Kombëtar ishte shpallur nga ata si një ndër “7 vendndodhjet më të rrezikuara” dhe bënte thirrje për ruajtjen e godinës.

“Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë”, shkruhej në letrën e tyre.

Por megjithatë duket se këto nuk i kanë bërë shumë përshtypje kreut të Bashkisë së Tiranës i cili paralajmëroi sot se godina e Teatrit Kombëtar do të prishet dhe kur kjo të ndodhë, njerëzit që po rrinë “të ngujuar” brenda saj do të lajmërohen.

“Për të gjithë ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni , po nuk do ju’a bëjmë pa ditur, do ju lajmërojmë ditën që do të fillojë ndërtimi i Teatrit të ri”, theksoi Veliaj.

Debati për Teatrin Kombëtar lindi pas shpalljes së projektit të prishjen e godinës së vjetër dhe ndërtimit të një të reje nga një firmë private e cila do të shfrytëzonte një pjesë të truallit për të ngritur një kompleks pallatesh. Ndërkohë godina ishte shpallur “trashëgimi kulturore” por ky status iu hoq për ti hapur rrugë prishjes së saj. Aleanca për Teatrin dhe opozita e kanë cilësuar këtë projekt si një skemë korruptive ku përmes koncesionit publik-privat po favorizohet në mënyrë klienteliste një firmë ndërtimi private. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

29 Korrik, 2025 12:26 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Përpjekje për ta kthyer një procedim penal në gjyq publik

29 Korrik, 2025 12:12 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

29 Korrik, 2025 11:45 am
Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht
Aktualitet

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht

29 Korrik, 2025 11:34 am
Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin
Aktualitet

Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin

29 Korrik, 2025 11:17 am
Motive xhelozie, si nisi konflikti që la pas një person të plagosur me armë në Tale të Lezhës
Aktualitet

Shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, përjashtohet punonjësi i policisë. Nisin..

29 Korrik, 2025 10:55 am
Delvinë/ 2 inxhinierë në pranga, po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Në kërkim..
Aktualitet

Delvinë/ 2 inxhinierë në pranga, po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Në kërkim..

29 Korrik, 2025 10:40 am
“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së
Aktualitet

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

29 Korrik, 2025 10:27 am
Rama pamje nga Velipoja:Gatishmëri e lartë për të liruar hapësirat publike, ndikon..
Aktualitet

Rama pamje nga Velipoja:Gatishmëri e lartë për të liruar hapësirat publike, ndikon..

29 Korrik, 2025 10:13 am
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Kronikë

Në lidhje intime/Pogradec, autori vret me thikë 52 vjeçaren e i vë flakën banesës

29 Korrik, 2025 9:58 am
Para
Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e “The Voice”, ja roli që do të kenë

Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e “The Voice”, ja roli që do të kenë

I dërguari i Trump takohet me Kurtin dhe Mustafën, një mesazh për Serbinë

I dërguari i Trump takohet me Kurtin dhe Mustafën, një mesazh për Serbinë

Aksident në Kombinat, makina përplas të moshuarën

Aksident në Kombinat, makina përplas të moshuarën

TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
29 Korrik, 2025

Janë mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimi i akuzave për të pandehurit nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Avokatët e Veliajt: Përpjekje për ta kthyer një procedim penal në gjyq publik

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
29 Korrik, 2025

“Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një...

Lexo më shumë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
29 Korrik, 2025

Presidenti Trump i kishte dhënë Rusisë 50 ditë për armëpushim në Ukrainë, ndryshe do vendoste ndaj Rusisë tarifa doganore të...

Lexo më shumë

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht
29 Korrik, 2025

Hapen sot aplikimet për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu shkruan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com