OSHEE ka njoftuar se një pjesë e plazhit të Drimadhes ka mbetur pa energji elektrike ditën e sotme.
Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike është një dëmtim i rrjetit të tensionist nga një subjekt privat.
OSHEE thakson se punonjësit kanë shkuar në terren dhe po punojnë për rregullimin e rrjetit elektrik.
“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, njofton OSHEE./ Opinion.al