Policia e Shtetit i ka shkuar në ndihmë 2 turistëve belgë të cilët mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë.
Pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët janë nxjerrë nga kanioni, në gjëndje të mirë shëndetësore.
“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.
Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”-njofton policia.