Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Berishës i cili njoftoi protestën e opozitës që do të zhvillohet më datë 12 nëntor.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se partia që ai drejton mbështet totalisht protestën e 12 nëntorit të cilën e ka cilësuar si madhështore. Sipas Metës koha e demokracisë po vjen.
“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”-shkruan Meta.