-Shëndeti

Mbështetje emocionale dhe psikologjike për profesionistët e shëndetësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 31/03/20 |
Al Do

Në ditët që jetojmë mjekët po përshendeten nga mbarë shoqëria në komunitete lokale, kombëtare e ndërkombëtare si heronjtë e njerëzimit në këtë luftë të madhe kundra Pandemisë së krijuar nga Covid-19. Duke ndjekur nga afer apo larg të gjithë punonjësit e shëndetësisë që po përballojnë një punë kolosale në kushte të vështira si ato që shkakton një pandemi, me humbje jete përtej ritmit që pritet në një spital, me pasoja të rënda për të gjithë sistemin sëndetsor, me pasoja për të sëmurët kronikë që nuk marrin dot mjekimin e rregullt dhe brenda një shoqerie që po përballon një krize ekonomike e sociale, lindin shqetesime të natyrshme për mirëqenien emocionale e psikologjike të personelit mjekësor.

Sarah Rees, Dashmir Thaci dhe Rainela Xhemollari, psikoterapiste shqiptare, anëtarë të UKAMS, kanë nisur një projekt vullnetar me qëllim për t’i ofruar personelit shëndetësor që është infektuar nga Covid-19 mbështetjen psikologjike që meriton cdo profesionist që semuret në krye të detyrës. Psikoterapistët, të regjistruar për ushtrim profesioni në autoritetet përkatëse profesionale në UK, ofrojnë mbështetje psikologjike nëpërmjet telefonit dhe platformave online për mjekët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo, të cilët janë infektuar nga Covid-19.

Shërbime të tilla janë bërë tashmë praktikë pune në mbarë botën pasi studimet specifike kanë treguar se demtimi në ambientin e punes, sado afatshkurtër të jetë në pasojat fizike, mund të lërë pasoja afatgjata për profesionistët. Kujtojmë këtu se në shëndetësi mirëqenia psikologjike e punonjësve është e lidhur drejtpërsëdrejti me arritjet në kurimin e pacienteve. Deri në mes të Muajit Mars, 2020, publikime nga institucione të ndryshme në të gjithë botën po raportojnë një rritje të rasteve të punonjësve të shëndetësisë me simptoma të theksuara ankthi e stresi emocional. Ne nuk mund të jemi në pavion me Bluzat e Bardha, por për të gjithë ata punonjës të shëndetësie të cilët janë infektuar me Covid-19 duam të bëjmë me dije se ne jemi këtu dhe kemi aftësitë t’ju ndihmojmë për të evituar pasojat afatgjate të kësaj ngjarjeje në jetën tuaj profesionale. /Opinion.al

Pas