Kanë shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e PD mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Demokratët nga njësia numër 8 në Tiranë dhanë një deklaratë për mediat. Ata kërkuan që të hapet gara për zgjedhje në PD.
“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin e degës që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot është të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”-u shprehën ata.
Reagimi i tyre erdhi pasi një ditë më parë, Pëllumb Seferi i kësaj njësie deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës.