Bota

Mbështetësit dalin në protestë,Trump i përshëndet nga makina presidenciale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 14/11/20 |
Opi Nion

Mbështetësit e Donald Trump kanë nisur një protestë në Uashington, pas më shumë se 10 ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale. Protestuesit u mblodhën përpara “Freedom Plaza” dhe përshëndetën presidentin Trump ndërsa ai kaloi mes tyre me makinën e tij presidenciale.

Trump foli të premten për të parën herë që nga humbja e tij përballë Biden, humbje të cilën refuzi ta pranojë. Gjatë një konference për shtyp lidhur me rastet e shumta të koronavirusit këto ditë në SHBA, Trump tha: “Kjo administratë nuk do të shkojë në mbyllje. Me shpresën se çfarëdo të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë”./Opinion.al

 

Pas