Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbesa zbulon tradhëtinë e bashkëshortit; gjyshja i tregon ‘zgjidhjen’ më të mirë

2017/10/16 at 6:34 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbesa zbulon tradhëtinë e bashkëshortit; gjyshja i tregon ‘zgjidhjen’ më të mirë

Të moshuarit janë plot urtësi dhe përvoja jetësore, për këtë arsye është më se e vlefshme t’i dëgjoni fjalët dhe këshillat e tyre.
Një grua, e re në moshë, kishte shkuar për ta vizituar gjyshen e saj dhe për t’i rrëfyer vështirësitë e saj që haste me jetën. Ajo kishte zbuluar se burri i saj po e tradhtonte, shkruan femrat.net
“Gjyshe, unë po heq dorë. Thjeshtë nuk jam aq e fortë për ta përballuar këtë. Gjithçka duket se po shkon keq, dhe kur një problem duket se po zgjidhet, paraqiten dhjetëra të tjerë më të rëndë. Të betohem se nuk mund ta përballoj më këtë situatë.”


Tri tenxhere
Gjyshja e pa, i fshiu lotët e dhe e çoi në kuzhinë. Gjyshja mbushi tri enë apo tenxhere me ujë dhe i la në sobe. Kur filluan të vlojnë, tek njëra vendosi karrota, tek tjetra vezë dhe tek e fundit kokrra kafeje.
Të dyjat ishin të heshtura dhe shkonin tenxheret me ujë të vluar. Pas 20 minutash, i largoi përbërësit nga tenxheret dhe i vendosi në enë të veçanta.
“Trego, çfarë po sheh?” – i tha gjyshja.
“Karrota, vezë dhe kafe” – u përgjigj ajo.
“Shijoi karrotat, pastaj merre një vezë, dhe në fund pi një gllënkë kafe.”

Mbesa veproi ashtu siç i tha gjyshja dhe e pyeti: “çfarë po përpiqesh të më thuash gjyshe?”
“Shiko, e dashur, secila prej këtyre ushqimeve u përball me të njejtën sasi të ujit dhe secila ka reaguar në mënyra të ndryshme. Karrota ka përbërje të fortë. Megjithatë, kur ajo zihet në ujë të nxehtë, ajo zbutet. Veza është e brishtë, vetëm lëvozhga e hollë e mbron atë, mirëpo pas vlimit ajo forcohet. Kafeja është e ndryshme në krahasim me dy përbërësit tjerë të mëparshëm. Në vend që uji ta ndryshojë atë, kafeja e ndryshon ujin.”
E hidhur apo e vështirë?
Cila prej këtyre je ti? Kur të këqijat të trokasin në derë, si reagon? A je si karrota e cila nga pamja e jashtme duket e fortë, por me dhimbje dhe trishtim. A bëhesh e butë dhe e humb fuqinë, apo ndoshta si veza e cila i përshtatet ndryshimeve të nxehtësisë?
A je nga ato persona që kanë shpirt energjik, por kur i godet ndonjë e keqe siç është rast vdekje apo humbja e punës, atëherë ti bëhesh e brishtë dhe jo fleksibile?
Mbesa e dëgjoi dhe tentoi të gjejë përgjigje për njërën nga ndjesitë që ajo i propozoi.
“Apo ndoshta je si kokrra e kafesë së bluar e cila ndryshon ujin, si rezultat i së cilës rrethanat e kanë çuar në ndryshim? Kafeja në fund lëshon një aromë të bukur. Nëse je si kafeja, kur gjërat duken shumë keq, në vend që të heqësh dorë, ti bëhu më e mirë dhe më e fortë – ti ndrysho situatën dhe rrethanat përreth teje, dhe mos lejo që rrethanat të të ndryshojnë ty. Bëhu sikur kafeja, mbesa ime e dashur, gjithmonë përpiqu të jesh e tillë” – e këshilloi gjyshja.
Mbesa e përqafoi gjyshen dhe shkoi për të biseduar me burrin e saj.
Si përfundim, njerëzit më të lumtur nuk i kanë të gjitha të mirat, as nuk e kanë çdo ditë mjaltë dhe qumësht. Sekreti i njerëzve të lumtur është se ata nxjerrin më të mirën nga çdo situatë që u vjen para.



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Shikoni çfarë i bën Marina- Getit

Shikoni çfarë i bën Marina- Getit

Denoncimi/ Deputeti i PD: “Drejtuesit e rinj të hipotekës, kërkojnë ‘haraç’ në këmbim të pronës”

Denoncimi/ Deputeti i PD: “Drejtuesit e rinj të hipotekës, kërkojnë ‘haraç’ në këmbim të pronës"

Vende bosh në universitete, vetëm 10 ditë afat për t’i plotësuar

Vende bosh në universitete, vetëm 10 ditë afat për t'i plotësuar
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com