Një letër anonim i është dërguar tezes së një vajze të zhdukur prej 15 vitesh. Letra i ka bërë me dije se ku ishte varrosur trupi i pajetë i mbesës së saj.
Christine tezja e Amy Fitzpatrick ka kërkuar nga Garda Civile spanjolle të rihapë çështjen e personave të zhdukur.
Letra dërguar Christine pretendonte se eshtrat e Amy janë varrosur në stallën e pestë, në bllokun e pestë pranë rezervuarit të ujit ,në një pistë të vjetër në Fuergirola, një qytet në Costa del Sol në Spanjë.Qyteti është vetëm 10 minuta larg nga vendi ku Amy u zhduk, kur ishte 15-vjeçare./Opinion.al