“Nëse fiton Joe Biden, Amerika rrezikohet nga një sulm tjetër terrorist”.
Këto ishin fjalët e mbesës 33-vjeçare të Osama bin Laden e cila shprehu mbështetjen e saj për Donald Trump gjatë një interviste për “Neë York Post”.
Noor bin Ladin është vajza e Yeslam bin Ladin, vëllait nga babai të Osama bin Laden dhe vjen nga një pjesë e familjes që e shqiptojnë mbiemrin Ladin dhe jo Laden.
Ajo jeton në Zvicër, por thotë se ka “zemër amerikane” dhe e konsideron SHBA-në si shtëpinë e saj të dytë.
Përpara se të ndodhnin sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ajo tha se e vizitonte Amerikën disa herë në vit.
Gjatë intervistës ajo komentoi edhe garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë duke shprehur hapur mbështetjen e saj për Donald Trump.
“Nëse fiton Joe Biden, Amerika rrezikohet për një sulm tjetër terrorist të ngjashëm me atë të 11 Shtatorit. ISIS u fuqizua nën administratën Obama/Biden, duke hyrë edhe në Evropë. Trump ka treguar se mund ta mbrojë Amerikën dhe popullsinë e saj, duke kapur që në fillim rrezikun terrorist e duke mos i lënë mundësi që të godasin”, tha Noor bin Ladin./ Opinion.al