Aktualitet

Mbërrin në presidencë trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 01/06/22 |
Opi Nion

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë mëngjesin e sotëm. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Homazhet do të zhvillohen përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 të enjten. Trupi i ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanë e më pas në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Gjendja  shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori  në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017./Opinion.al

Pas