Aktualitet

Mbërrin në Portin e Vlorës një nga anijet që do prodhojë energji elektrike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 09/09/22 |
Opi Nion

Një nga anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës. Anija speciale do të qendrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator, pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Ndërkohë disa qytetarë nga Vlora janë mbledhur para terminalit të Portit për të protestuar kundër mbërritjes së dy anijeve.

‘Unë erdha këtu për detin, jo për naftën’– shkruajnë qytetarët në pankartat që mbajnë në duar.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Marrëveshja për anijet është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se familjet të cilat do shpenzojnë mbi 800 KWh do ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH.  Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë.

Çmimi 42 lekë për kilovat do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor, ndërsa në janar të 2023-shit pritet të caktohet një çmim i ri për fashën mbi 800 kilovat/orë në varësi të luhatjeve në bursë. Çmimi i ri nuk prek bizneset.

Një tjetër projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t’i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. Sipas ministres, kjo sjell ulje të konsumit energjetik me 20-30%.

Në 1 tetor do të nisë gara për ofruesit e impianteve diellore ndërsa nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i qytetarëve në portalin elektronik. Përmes këtij plani, qeveria garaton se dimri do të kalojë pa ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nga kjo javë në terren del Task-Forca për lidhjet e paligjshme.

Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse.

Pas