Superjahti i Emirit të Katarit është ankoruar mëngjesin e së premtes në Portin e Durrësit.
“Katar” është 124 m i gjatë, dhe mësohet se kushton 400 milionë dollarë. Jahti u ankorua në orët e para të mëngjesit në kalatën nr.4 .
Ky jaht është ndërtuar në vitin 2010 nga kompania prestigjiozi “Lürssen”. Ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit.