Shqipëria ka marr edhe 74,880 doza të vaksinës kundër Covid 19, duke e çuar në 2,646,720 numrin total të vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19.
Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan ministrja Manastirliu.