Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran

2023/09/18 at 7:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran

Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, arritën në Katar të hënën, në shkëmbim të pesë iranianëve të ndaluar në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve mes dy vendeve kundërshtare u ndërmjetësua nga Katari. Në marrëveshje gjithashtu përfshihet edhe zhbllokimi i fondeve iraniane prej 6 miliardë dollarësh nga një bankë koreanojugore.

Një aeroplan i Katarit i transportoi pesë shtetasit amerikanë dhe dy të afërm të tyre nga Teherani, menjëherë pasi të dy palët u njoftuan se fondet ishin transferuar në llogari bankare në Doha, tha për agjencinë e lajmeve Reuters një burim me dijeni për këtë çështje.

Shkëmbimi u bë ndërsa është shtuar prania e forcave ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik, me mundësinë edhe të vendosjes së tyre në bordin e anijeve tregtare, me synim ruajtjen e tyre ndërsa përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, nga e cila kalojnë rreth 20% e ngarkesave me naftë të botës.

“Sot, pesë amerikanë të pafajshëm që ishin burgosur në Iran, po vijnë më në fund në shtëpi”, u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në një deklaratë të publikuar në momentin e mbërritjes së avionit në Doha.

Në të njëjtën kohë, dy nga pesë iranianët e ndaluar në Shtetet e Bashkuara mbërritën në Katar, tha një zyrtar amerikan. Tre të tjerë kishin kërkuar të mos ktheheshin në Iran.

Zhbllokimi i fondeve mundësoi shkëmbimin e të burgosurve në bazë të një marrëveshje të arritur pas disa muaj bisedimesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Dy vendet kanë mosmarrëveshje të thella lidhur me ambiciet bërthamore të Teheranit dhe çështje të tjera.

Pesë amerikanët me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe iraniane, do të dërgohen me avion nga Doha drejt Shteteve të Bashkuara. “Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha një zyrtar iranian me njohuri mbi procesin e lirimit të të burgosurve amerikanë.

Në shkëmbim, pesë iranianë të arrestuar në SHBA do të lirohen. Më herët, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se dy iranianë do të kthehen në Teheran, ndërsa dy do të qëndrojnë në SHBA me kërkesën e tyre. Një i burgosur do t’i bashkohej familjes së tij në një vend të tretë, shtoi ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani tha se fondet, të bllokuara në Korenë e Jugut pasi sanksionet amerikane ndaj Iranit u ashpërsuan në vitin 2018, do të jenë në dispozicion të Teheranit të hënën. Sipas marrëveshjes, Katari do të sigurojë që fondet të përdoren për blerjen e mallrave për qëllime humanitare. Deri tani nuk ka patur komente publike nga qeveria amerikane.





Ju sugjerojmë

Procedohet 43-vjeçari në Gjirokastër, ngacmoi seksualisht një të moshuar
Kronikë

Durrës/Arsenal armësh në banesë, pranga 70-vjeçarit

22 Shtator, 2023 10:16 am
Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës
Kronikë

Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës

22 Shtator, 2023 9:28 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Sociale

Moti/Dita nis me reshje, por kthjellohet në mbrëmje

22 Shtator, 2023 8:50 am
Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut

22 Shtator, 2023 8:45 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 22 Shtator, zbuloni shenjat me fat

22 Shtator, 2023 8:35 am
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Kryesore

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi

21 Shtator, 2023 10:47 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
-U tha në Opinion

“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion

21 Shtator, 2023 10:47 pm
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

21 Shtator, 2023 10:20 pm
Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës
Aktualitet

Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës

21 Shtator, 2023 10:02 pm
Bardhi tregon se kë zgjedh mes SHBA-së dhe Berishës
-U tha në Opinion

Bardhi tregon se kë zgjedh mes SHBA-së dhe Berishës

21 Shtator, 2023 9:54 pm
Para
“Ideologjia perëndimore antifamiljare”, Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI

Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit të paprecedentë perëndimor

Djali i presidentit të SHBA ngre padi ndaj agjencisë së taksave

Djali i presidentit të SHBA ngre padi ndaj agjencisë së taksave

Dorëshkrimi mesjetar përshkruan një yll që do të “rindezet” në 2024

Dorëshkrimi mesjetar përshkruan një yll që do të “rindezet” në 2024














TE FUNDIT

Durrës/Arsenal armësh në banesë, pranga 70-vjeçarit

Procedohet 43-vjeçari në Gjirokastër, ngacmoi seksualisht një të moshuar
22 Shtator, 2023

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi policia i ka gjetur dhe ka sekuestruar në banesë një sasi...

Lexo më shumë

Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës

Debati për parkimin e makinës, autori i dyshuar për vrasjen në Skodër është fqinji i viktimës
22 Shtator, 2023

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e mbrëmjes së djeshme në fshatin Hot i ri në Shkodër, ku...

Lexo më shumë

Moti/Dita nis me reshje, por kthjellohet në mbrëmje

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
22 Shtator, 2023

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me alternime kthejllimesh dhe vranësirash të cilat më...

Lexo më shumë

Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut

Shpërthim gjatë natës në Mitrovicën e Veriut
22 Shtator, 2023

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Veriut të Kosovës. Sipas autoriteteve kosovare shpërthimi ndodhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com