Bota

Mbërrijnë në Francë dozat e vaksinës kundër koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 26/12/20 |
Opi Nion

Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 kanë mbërritur dhe në Francë.

Vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech u dërguan sot pak para orës 7 të mëngjesit në farmacinë qendrore të Spitaleve të Parisit (Hôpitaux de Paris), në një periferi të kryeqytetit francez.

Vaksinimi fillon nesër në Francë, ku më shumë se 62,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Vaksinat e para do të bëhen në dy shtëpi të moshuarish.

Rreth 19,500 doza të vaksinës, u transportuan me kamion në frigorifer nga uzina Pfizer në Poorce, Belgjikë.

Në Francë u konfirmua së fundmi rasti i parë me variantin e ri të COVID-19./ Opinion.al

Pas