74,880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Dozat e vaksinave të mbërritura sot në vendin tonë janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Ministrja bën me dije se deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina anti-Covid.
“Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan më tej Manastirliu./Opinion.al