67,860 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Me sasinë e vaksinave të ardhura sot në në Aeroportin “Nënë Tereza”, numri total i vaksinave në vendin tonë shkon në 1,679,410
Kryeministri thotë se sasia e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkete me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në vendin tonë janë kryer 1,148,910 vaksinime./ Opinion.al