Shkon në rreth 500 numri i votave nga jashtë që kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë.
Burime nga KQZ-ja konfirmojnë se zarfet me votat e dërguara deri më tani ndodhen në aeroportin e Rinasit dhe po procesohen nga sistemi postar për t’u depozituar nën masa të forta sigurie në Parkun Olimpik.
Ndërkohë KQZ-ja vijon procesin e dërgimit të fletëve jashtë vendit.
Sipas të dhënave të bëra të ditura në fazën zyrtare të KQZ-së deri në mesditë ishin dërguar 141,630 zarfe me vota, ndërkohë që janë marrë në dorëzim nga zgjedhësit jashtë vendit 9157 të tillë.
Tv Klan