Aktualitet

Mbërrijnë 48 mijë vaksina anti-COVID të adaptuara, përfshijnë edhe nënvariantet e reja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 19/11/22 |
Opi Nion

Kanë mbërritur në vendin tonë 48 mijë vaksinat e para të adaptuara që përfshijnë edhe nënvariantet e reja të COVID-19

Vaksinat e adaptuara për Shqipërinë vinë në kuadër të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer. Aplikimi i tyre është për të gjitha moshat, në çdo qendër shëndetësore.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë, ministrja Manastirliu tha se në këtë periudhë fokusi do të jetë te vaksina përforcuese.

“Vaksinat e adaptuara janë bivalente, të cilat mbrojnë nga variantet e Covid19, kryesisht ato të Omicrom, BA4, BA5. Tashmë kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë shpërndarë dhe po shpërndahen në qendrat tona shëndetësore 48 mijë vaksinat e para të adaptuara, që përfshijnë nënvariantet e Omicron. Duhet të vijojmë me dozat përforcuese, që të rrisim këtë mbulesë vaksinale. Tashmë që kemi në dispozicion dhe do të vijojmë të kemi brenda muajit nëntor, rreth 700 mijë vaksina Pfizer, të cilat do të jenë vaksina të adaptuara, me variantet e reja, do të kemi mndësunë që të kemi dhe një intensitet të shtuar për kryerjen e dozës përforcuese”, tha Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë janë aplikuar rreth 3 milion doza vaksine anti-Covid./ Opinion.al

Pas