11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Lajmi është konfimuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Kryeministri thotë se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 760 mijë vaksina, teksa thotë se ardhja e vaksinave do të vijojë sipas kalendarit të përcaktuar.
Rama thotë se objektivi i qeverisë është kryerja e 1 milion vaksinimeve në Shqipëri./Opinion.al