11,700 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili thotë se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,079,650 doxa të vaksinave kundër COVID-19.
Kreu i qeverisë thotë se pas zgjerimit të fashës së vaksinimit për qytetarët mbi 50 vjeç, Shqipëria do të vijoj planin për vaksinimin e çdo qytetari kundër koronavirusit./Opinion.al