Merr fund “mbretërimi” i Wladimir Klitschko.
Në Botërorin e peshave të rënda, i zhvilluar në “Esprit Arena”, të Dusseldorf, përballë 55 mijë spektatorëve, sfidanti Britanik, Tyson Fury, bëri të tijin titullin duke mundur me pikë kampionin e Wba-Ibf-Wbo, ukrainasin Klitschko.
Verdikti i jurisë ishte në favor të Fury dhe unanimë, 115-112, 115-112, 116-111. Wladimir Klitschko qëndronte i pamposhtur prej 11 vitesh e 7 muaj. Kjo ishte një nga përballjet më të pritura në kësaj kategorie në këto vitet e fundit, ku Fury, i cili tashmë e çon në 25 numrin e sfidave që nuk mundet, dominoi një nga emrat më të mëdhenj, Klitschko.