Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri, municione dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
Mësohet se i riu u ndalua nga shërbimet e Policisë te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa po lëvizte me një automjet tip “Audi”.
“Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.
Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.