Një person ka rënë në prangat e policisë së Lezhës ditën e sotme pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fushë Milot, 67-vjeçarit me inicialet B.K i është gjetur nga uniformat blu një armë zjarri automatik, të cilën e posedonte pa leje.
67-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , ndërsa arma e zjarrit që ai posedonte u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./Opinion.al