Një rast tjetër dhunë në familje është zbuluar në qytetin e Tiranës, ku një 66-vjeçar vënë në pranga.
66-vjeçari R. S mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kërcënuar ata me sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.
Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.