Aktualitet

Mbante automatik dhe drogë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 21/09/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi në banesë iu gjet një automatik dhe lëndë narkotike.

Pas kontrolleve në banesën e tij në lagjen Nr. 6, policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatik me një krehër me 25 fishekë si dhe një sasi kanabisi.

40-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa arma dhe droga u sekuestruan.

“Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Olsi Emini, kanë gjetur 1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç”, njofton policia./Opinion.al

Pas