Kronikë

Mbante armë zjarri dhe municione luftarake, në pranga i riu në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 19/11/20 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë më dije se është arrestuar 20-vjeçari me iniciale L.M pasi gjatë kontrollit iu gjetën dy armë zjarri dhe municione luftarake.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./Opinion.al

Pas