Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi mbante në banesë 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 thikë.
Mësohet se është arrestuar shtetasi A. K., 53 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.
Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al