Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

2025/02/07 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

Përdorimi i bazës detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos në Kubë për mbajtjen e imigrantëve të ndaluar, ka rindezur debatin mes aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve juridik për pasojat ligjore të këtij veprimi.


Një nga premtimet kryesore të Presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale të vitit të kaluar ishte reduktimi i imigracionit të ligjshëm dhe dëbimi i imigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara.

Në fund të muajit të kaluar, ai udhëzoi administratën e tij të përgatiste objektet në Guantanamo për sistemimin e deri në 30,000 imigrantëve pa dokumente me të kaluar kriminale. Grupi i tyre i parë mbërriti të martën.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se të ndaluarit, të konsideruar nga zyrtarët e administratës së Presidentit Trump “si kriminelët më të rrezikshëm”, janë anëtarë të organizatës kriminale “Tren de Aragua”, të cilën Shtetet e Bashkuara e shpallën organizatë të huaj terroriste më 20 janar.

Zëri i Amerikës i dërgoi disa kërkesa Zyrës amerikane të Imigracionit dhe Doganave për më shumë informacion në lidhje me krimet e kryera nga imigrantët, por ata udhëzuan Zërin e Amerikës të kontaktojë Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili nuk u është përgjigjur email-eve për komente mbi këtë çështje.

Miriam Pensack, e cila merret me studimin e çështjeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Universitetin ‘Princeton’, tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përdorur Gjirin e Guantanamos për të mbajtur imigrantë të paligjshëm për rreth 30 vjet.

“Ka një zyrë imigracioni në Guantanamo, por padyshim ajo që po shohim tani është një zgjerim i madh i kapaciteteve të saj”, tha ajo.

Vendimi i Presidentit Trump për të përdorur bazën detare si qendër ndalimi për imigrantët e paligjshëm pason nënshkrimin nga ana e tij të Ligjit “Laken Riley”, i cili parashikon burgosjen e atyre që akuzohen për vjedhje apo krime të dhunshme, gjatë qëndrimit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Mbështetësit e këtij ligji thonë se përdorimi i bazës në Guantanamo do të ofronte një lehtësim për burgjet e mbipopulluara në vend dhe do të shërbente si një masë e fortë frenuese kundër hyrjeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e cilësoi Guantanamon si “vend të përkryer” për mbajtjen e imigrantëve ndërsa ai po vizitonte kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Pentagoni do të sigurojë çdo kapacitet të nevojshëm “për të mbështetur dëbimin dhe ndalimin e personave të paligjshëm në vendin”, tha ai për agjencinë e lajmeve ‘Agence France-Presse’.

Guantanamo dhe ndalimi i imigrantëve

Shtetet e Bashkuara përdorën fillimisht Gjirin e Guantanamos për të ndaluar imigrantët, kryesisht azilkërkues nga Haiti dhe Kuba, gjatë administratës së Presidentin George H.W. Bush në fillim të viteve 1990.

Pas një puçi ushtarak në Haiti në vitin 1991, mijëra njerëz u nisën me varka drejt Shteteve të Bashkuara, por u kapën në det të hapur dhe u dërguan në Guantanamo. Në vitin 1994, Guantanamo u bë burgu i parë dhe i vetëm në botë për njerëzit e infektuar me virusin HIV, ku më shumë se 300 refugjatë nga Haiti, përfshirë fëmijë, u mbyllën në një ndërtesë të rrethuar me një gardh me tela me gjemba.

“Këta ishin refugjatë që ikën nga masakrat në vendin e tyre. Frika e tyre nga përndjekja u konfirmua nga zyrtarët amerikanë që i kontrolluan dhe i mbajtën për asnjë arsye tjetër përveç faktit se ata ishin të infektuar me HIV(virusi që shkakton sëmundjen e SIDË-s). Kur këta njerëz protestuan kundër ndalimit, përgjigja ishte brutale”, tha Pardiss Kebriaei, avokate në Qendrën për të Drejtat Kushtetuese me seli në Shtetet e Bashkuara në një konferencë për shtypin të enjten e kaluar.

Sfidat ligjore përfundimisht e detyruan qeverinë amerikane të lironte të arrestuarit, duke krijuar një precedent se ndalimi me afat të pacaktuar në det të hapur, pa një proces të rregullt ligjor, është i dyshimtë.

Në vitin 2002, administrata e Presidentit George W. Bush ndërtoi një kamp paraburgimi në Gjirin e Guantanamos për të mbajtur të dyshuarit për terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuar morën kontrollin e Afganistanit menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Përdorimi i Guantanamos për mbajtjen e imigrantëve të ndaluar vazhdoi edhe të paktën gjatë administratave të Presidentëve Bill Clinton dhe Joe Biden.

Administrata e Presidentit Biden u përpoq ta mbyllte Guantanamon, por Kongresi nuk e miratoi projektligjin për këtë çështje, duke e lënë bazën funksionale për përdorim në të ardhmen.

“Ideja e mbylljes së burgjeve në Guantanamo është një gjë tjetër nga mbyllja e bazës detare prej 72 kilometrash katrorë në Kubë”, thotë ekspertja Pensack.

Shqetësimet ligjore dhe të drejtat e njeriut

Aktivistët paralajmërojnë se burgjet në bazat jashtë vendit u japin mundësinë Shteteve të Bashkuara të mos zbatojnë mbrojtjet ligjore dhe kushtetuese, që gëzojnë të burgosurit që ndodhen brenda vendit. Kjo gjithashtu mund të kufizojë mbikëqyrjen.

Eunice Cho, avokate në Projektin Kombëtar të Burgjeve të organizatës Unioni Amerikan i Lirive Civile, u tha gazetarëve të enjten se “imigrantët e ndaluar në bazat ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe Guantanamo do të përballen me kushte të rrezikshme….sepse nuk kanë qasje tek avokatët, shtypi apo mbikëqyrje të Kongresit”.

Historikisht, sfidat ligjore kanë ndihmuar në pakësimin e numrit të burgosjeve me afat të pacaktuara në Guantanamo. Në rastin Rasul kundër Bush më 2004, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se të burgosurit e Guantanamos kanë të drejtë të sfidojnë masat e tyre për paraburgim, në gjykatat amerikane. Megjithatë, administrata e Presidentit Trump mund të përpiqet të argumentojë se ky precedent nuk vlen për të arrestuarit për shkelje të ligjeve të imigracionit.

Ndërsa administratat e mëparshme mund ta kenë parë Guantanamon si një zonë ku nuk vlejnë ligjet amerikane, “kjo ka ndryshuar sot”, thotë avokatja Pardiss Kebriaei nga Qendra për të Drejtat Kushtetuese, duke shtuar se imigrantët në Guantanamo tashmë “kanë të drejtë për një proces të rregullt sipas Kushtetutës”.

Ndërkohë, zyrtari i administratës së Presidentit Trump për Kufirin dhe Çështje të imigracionit të Paligjshëm, Tom Homan, u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten se “Presidenti Trump është zotuar se kriminelët më të këqinj të dërgohen në Gitmo (Gjirin e Guantanamos)”.

Pasojat ndaj politikave më të gjera të imigracionit

Baza e Guantanamos është përdorur historikisht në momente krize, nga eksodet e imigrantëve nga Kuba dhe Haiti, tek mbajtja e të dyshuarve për terrorizëm të kapur në operacione ushtarake pas 11 shtatorit 2001. Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të përfshirë Guantanamon në strategjinë e saj të arrestimeve masive, sinjalizon një zhvendosje drejt masave gjithnjë e më ndëshkuese, sipas disa analistëve.

Stacy Suh, drejtore në organizatën “Detention Watch Network”, theksoi lidhjen mes zgjerimit të objekteve të paraburgimit dhe dëbimeve.

“Ndalimi luan një rol vendimtar në operacionet e dëbimit. Qendrat e paraburgimit me kapacitete të mëdha krijojnë mundësinë për dëbimin e më shumë njerëzve”, tha ajo.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk ka sqaruar nëse politika e fundit e Shtëpisë së Bardhë përfshin ndalimin e imigrantëve pa histori të kaluar kriminale apo nëse ata do të kenë qasje në procedurat e azilit apo thjesht do të dëbojnë të gjithë imigrantët pa dokumente.

Përgjigjet ligjore

Vendimi i administratës ka ngjallur reagime nga grupet e aktivistëve, ekspertët ligjorë dhe anëtarët e Kongresit, shumë prej të cilëve po bëjnë thirrje për seanca mbikëqyrëse dhe ndoshta veprime ligjore.

Eunice Cho nga organizata Unioni Amerikan i Lirive Civile bëri thirrje për vigjilencë, duke thënë se ka nevojë për “një përgjigje të fortë nga shtypi, agjencitë e mbikëqyrjes qeveritare, Kongresi, organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe komuniteti”.

Duke marrë parasysh historinë e ndalimeve të debatueshme dhe ligjërisht të paqarta në Guantanamo, ekspertët parashikojnë beteja gjyqësore dhe politike rreth përdorimit të kësaj baze për zbatimin e ligjeve të imigracionit./voa



Ju sugjerojmë

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Para
Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi

Aleksandar Vuçiç njofton së do të miratojë një deklaratë të rëndësishme për Vojvodinën

Shaban Hadëri, “dalta” monumentale!

Shaban Hadëri, “dalta” monumentale!

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e shtunë 8 shkurt 2025 
















TE FUNDIT

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
17 Dhjetor, 2025

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit....

Lexo më shumë

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
17 Dhjetor, 2025

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK...

Lexo më shumë

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
17 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
17 Dhjetor, 2025

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com