Kronikë

Mbajti peng dhe përdhunoi vajzën e mitur, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës për përdhunim dhe heqje të lirisë së një vajze të mitur. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet D.M., 19 vjeç i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Mësohet se kallëzimi kundër tij është bëra nga një 15-vjeçare e cila ka deklaruar në polici se 19-vjeçari e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisariatin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër./Opinion.al

Pas