Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbajti me pranga të burgosurin në spital/ Avokati i Popullit: Të dënohet n/komisari i policisë

2017/10/16 at 1:25 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbajti me pranga të burgosurin në spital/ Avokati i Popullit: Të dënohet n/komisari i policisë

Avokati i Popullit kërkoi sot nisjen e hetimeve ndaj një punonjësi të policisë së shtetit për veprën penale të torturës.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të shqyrtuara nga zyra e Avokatit të Popullit, një qytetar i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të falsifikimit u dërgua me probleme të rënda shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në masa sigurie.

Shtetasi F.B. është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, edhe pse ruhet me policë, siç u konstatua nga nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit

Sipas dokumentave dhe dëshmive, kjo sjellje ndaj të dënuarit u krye sipas urdhërit të një nënkomisari policie, A.D., i cili injoroi ftesën për të dhënë shpjegime pranë Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit deklaroi se mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerëzore dhe element torture, e cila është përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”.

Avokati i Popullit kërkoi fillimin e hetimeve penale ndaj punonjësit të policisë për veprën penale të torturës, neni 86 i Kodit Penal, heqjen e prangave dhe mosmbajtjen lidhur pas krevatit gjatë kurimit në QSUT “Nënë Tereza”, si pjesë e respektimit të të drejtave themelore kushtetuese.

“Qytetarë shqiptarë, të cilët vuajnë dënime apo janë të pandehur në gjykata, trajtohen në mënyrë të padenjë e ndonjëherë edhe çnjerëzore nga autoritetet tona të Policisë” – deklaroi Avokati i Popullit.

Sipas tij, policia nuk duhet të përsëritë më shkelje të tilla të të drejtave themelore të shtetasve dhe të njohë sa më parë Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, i cili është miratuar qysh në vitin 2011 me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komiteti i Parandalimit tё Torturёs i Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur në disa raste se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie.

*Në foto, Erinda Ballanca, kreu i Avokatit të Popullit

Etiketa: avokati i popullitdhunete denuar

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Tradhtia në çift, arsyeja: Gruaja i kërkonte burrit 10 mijë lekë sa herë shkonte në shtrat me të

Tradhtia në çift, arsyeja: Gruaja i kërkonte burrit 10 mijë lekë sa herë shkonte në shtrat me të

Gjykata jep vendimin, arrest për Durim Keçin

Basha zbulon emrin: Ja kush është zyrtari i lartë që shkoi të takojë Durim Keçin në paraburgim

E la amanet/ Albanologu i shquar Robert Elsie do të prehet në alpet shqiptare

E la amanet/ Albanologu i shquar Robert Elsie do të prehet në alpet shqiptare

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com